Panorama: URA kryeson dhe Ulqinin, Dritanizacija në veprim

Zgjidhet në krye të Ulqinit, komuna më e madhe shqiptare në Mal të Zi, Omer Bajraktari, kandidat i Lëvizjes qytetare URA. Kjo zgjedhje shënon fillimin e qeverisjes URA në nivel lokal pas udhëheqjes së qeverisë prej Dritan Abazoviq.

Ardhja e Omer Bajraktarit në krye të Ulqinit, njëkohësisht me Abazoviq në Mal të Zi shënon një ngjarje epokale për shqiptarët në Republikën fqinje, por dhe për të gjithë qytetarët malazezë.

Merr fund dominimi shumëvjeçar i partisë së Presidentit në ketë komunë – DPS, e cila kalon në opozitë bashkë me një parti shqiptare.

Pse e quaj zhvillim epokal?

Kryeministri dhe kreu i komunës do të jenë të një partie. Plani ambicioz i parashtruar gjatë fushatës, pritet ta shndërrojë komunën më të madhe bregdetare, por dhe më të varfrën, në pol zhvillimi për të gjithë Republikën. Brande të mëdha hoteliere, rikthim i traditës së mikpritjes si në vitet 80, plan i integruar urbanistik me konkurim ndërkombëtar, Bunë e lundrueshme dhe e lidhur me urë me Shqipërinë janë disa prej drejtimeve të një udhëheqjeje ndryshe.

Me Omer Bajraktarin në nivel lokal, ashtu si dhe me udheheqës të rinj në nivel qendror, po afirmohet në qeverisjen e punëve te Malit të Zi, një klasë e re drejtuesish: teknokratë, menaxherë, dhe çka dallon, të rinj në moshë.

Ishte pikërisht ky dallim nga qeverisja e mëparshme, apo tipar që qeverisë ende në Rajon, që më nxiti të shkruaj mbi Lëvizjen Qytetare URA.

URA ka arritur objektiva të paimagjinueshme për një forcë të vogël politike që po rritet vazhdimisht: ka bashkuar pakicat në nivel qeverisjeje qendrore, si dhe së fundmi po bën bashkë shqiptarët në Ulqin dhe në krejt Malin e Zi. Kjo është një arritje e madhe për Dritan Abazoviq, një politikan i sulmuar në mbarë botën shqiptare vetëm dy vjet më parë.

Sot, si një zgjim post-shock, shqiptarët anembanë botës po shohin ndryshe: kuotat e Dritan Abazoviq në botën shqiptare janë më të lartat. Fushata për komunën ku garonte Omer Bajraktari në krye të një Koalicioni multietnik dhe mbarëshqiptar, ishte fushatë e qetë, përbashkuese, pas dekadash betejash partiake të egra dhe ndarëse.

Ulqini synon të rikthehet në një pol investimesh turistike dhe që tani vende të Gjirit, Kosova, Italia kanë shprehur interes për Plazhin e Madh apo objekte të tjera. Dje qeveria vendosi t’i jepte fund situatës në lidhje me hotel Galebin, hotel flamur dikur i këtij qyteti, objekt i rrënuar tashmë, duke e rikthyer pronësinë e tokës tek shteti. Ky zhvillim mundëson ardhjen e investitorëve te mëdhenj në qendër të qytetit. Këto, janë veprime të para, për të dhënë besimin e një stine të re politike.

Me ardhjen e Bajraktarit dhe Abazoviqit në krye të punëve, respektivisht në Ulqin dhe Podgoricë, qeveria e Shqipërisë fiton adresa të qarta në një marrdhënie që duhet të riformulojë rolin e Shqipërisë tek shqiptarët në Mal të Zi.

 

Cilët duhet të jenë partnerët e një Shqipërie që pretendon rritjen e ndikimit të saj rajonal?

Dyzina e partive kuazinacionale deri më tani nuk e ka ndalur getoizimin e shqiptarëve, shkombëtarizimin e tyre, emigrimin, madje e ka nxitur. Andaj, duhen lojtarë të rinj, pajtues në një realitet multietnik e plot vizion për të ardhmen.

Për shqiptarët në Mal të Zi ngjan se po fillon një epokë e re që një gazetar serb e ka quajtur Dritanizacija – një filozofi dhe aksion i ri politik ku pakicat ndihen të respektuara – kanë kryeministrin – dhe ku konfliktualiteti ndëretnik, ndërajonal është në nivelet më të ulta. Pritet të shihen politikat zhvillimore të kësaj epoke në  filllimet e saj, që të flasim për diçka të konsoliduar që mund të ndikojë në krejt rajonin.

Emri Dritan, po përdoret për modelin dritanka të flokëve; si emër për fëmijët e porsalindur dhe tek popullsia sllave.

Dritanizacija pritet të shihet në veprim. Evropianët, perëndimorët duhet të mbajnë vesh: cilin model duhet të propozojnë?

(© Panorama.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari

​E diele, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin. ​“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”​ Foli Hajro Ulqinaku. “ Do të bëjmë

Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari
Gani Karamanaga: Me shkrimtarin Jaho Kollari

​E diele, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin. ​“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”​ Foli Hajro Ulqinaku. “ Do të bëjmë më vonë disa

Hoteli Mediteran SHITJE INVENTARI DERI TË HËNËN
Hoteli Mediteran SHITJE INVENTARI DERI TË HËNËN

Veç edhe 3 dite 499 euro Ti merr gjithëçka brenda dhome. +382 69 154 180 Hotel Mediteran – Ulqin 

Murati: GJETËM 12.000 EURO NË XHIROLLOGARINË E KOMUNËS, TANI KEMI RRETH NJË MILION
Murati: GJETËM 12.000 EURO NË XHIROLLOGARINË E KOMUNËS, TANI KEMI RRETH NJË MILION

Sekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financanë Komunën e Ulqinit Arian Murati deklaroi se “vazhdon performanca e shkëlqyer në aspektin e mbledhjes së të hyrave buxhetore”. “Xhirollogaria e komunës

Parking servisi: NGA 1 TETORI REGJIMI I RI I PAGESËS SË PARKIMIT PUBLIK
Parking servisi: NGA 1 TETORI REGJIMI I RI I PAGESËS SË PARKIMIT PUBLIK
MBËSHTETJE PËR STARTUP-et E TË RINJËVE
MBËSHTETJE PËR STARTUP-et E TË RINJËVE

    Fillimi i një biznesi të ri kërkon një përgatitje të konsiderueshme. Aty ku tregu po has probleme, startup-et janë të parët që mund të sjellin zgjidhje të shpejta. Dhe zgjidhjet janë ide