Ulqini dhe deti janë sinonime. Vetëm kur qyteti ishte kthyer kah deti dhe të mirave që nga ai fitohen, Ulqini dhe banorët e tij kanë përparuar.
Nuk duhet të shkojmë larg në histori që të arrijmë këtë përfundim. Kështu, për shembull, para më pak se 140 vitesh, saktësisht 1877, Ulqinakët kishin më shumë se 300 velanije për lundrim pranë bregut, me kapacitet mesatar rreth 100 tonë.
Kjo do të thotë se, për nga numri i anijeve, e duke marrë parasysh numrin e banorëve prej rreth 8 mijë, Ulqini ishte qyteti më detar në Mesdhe.