Të dielën, më 15 prill të vitit 1979, në 7 ora, 19 minuta dhe 56 sekonda, termeti i fuqisë nëntë ballë ka goditur Ulqinin. Vdiqën tetë persona, njëqind u lënduan, u shkaktua dëm i madh material.
Ky termet, të cilën ekspertët botëror e kanë vlerësuar si një nga më të rrallit dhe më të fuqishëm prej kur përcillen kësi lloj katastrofash, përgjithmonë e ka ndryshuar këtë qytet. Sidomos është dëmtuar Kalaja, shkollat fillore në pjesën urbane e sidomos atë rurale, hotelet… Prej atëherë Jadrani nuk është njëri nga simbolet e qytetit.
Por, me solidaritetin e tërë ish Jugosllavisë, Ulqini është rikuperuar së shpejti. Më i bukur dhe më me perspektivë, edhe pse njerëzit para 35 viteve kishin frikë që asnjëherë nuk do të rindërtohet.
Është e dobishme që në këtë kohë të lakmisë, urrejtjes dhe egoizmit, garës së çmendur pas parave dhe privilegjeve, të rikujtojmë këto fatkeqësi natyrore, të cilat duhet ti kuptojmë si shenj, gjegjësisht paralajmërim të qartë që mbi këtë botën tonë kalimtare qeverisë një fuqi më e madhe.