Angjelina Shkrela nga Ulqini ka hyrë në grevë urie të mërkurën para ndërtesës së Gjykatës themelore. Ka vendosur të bëj këtë hap, siç thotë, për arsye të opstrukcionit disa mujor të organeve gjyqësore që të veprojnë sipas padisë kundër dy punonjësve të policisë të cilët i akuzon për shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Shkrela pohon që në fund të qershorit të vitit të kaluar ishte viktimë e arrestimit të paligjshëm dhe torturës policore e cila i ka shkaktuar lëndime fizike dhe ka përjetuar traumë. “Tani jam e detyruar që me grevë urie të luftojë për të drejtat e veta”, tha ajo për “Dan”.
Atë dje e pranoi kryetarja e Gjykatës Lirie Buzuku, e cila ftoi shkrelën të ndërpresë grevën dhe premtoi që do të bëj çdo gjë që sa më parë të caktohet gjykimi për padinë e saj.
Shkrela, përndryshe, ka lindur në Shqipëri, ndërsa tash dy vite është e martuar për Ulqinak.