Me performancën tradicionale para ndërtesës së komunës së Ulqinit, sot OJQ “Horizonti i ri” ka organizuar kremtimin e Ditës së Evropës.
Në këtë tubim ishin të pranishëm drejtuesit e administratës lokale, partive politike, këshilltarët, aktivistët e sektorit civil dhe nxënësit e shkollave të Ulqinit.Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Evropa për të rinj”, të cilin e përkrahu Komisioni për shpërndarjen e mjeteve nga lojërat me fat, si dhe Ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane të Malit të Zi.
“Horizonti i ri është e vetmja organizatë në komunën tonë e cila në mënyrë sistematike merret me promovimin e vlerave evropiane dhe euroatlantike, me edukimin e të rinjve mbi proceset integruese dhe diversitetin kulturor”, deklaroi drejtori i kësaj OJQ Nazif Veliq.