PARAJA PUBLIKE PËR TË MIRËN PUBLIKE: KONKURRENCË DHE TRANSPARENCË EDHE NË TË MIRAT DETARE!

 

NH (1)Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare kryesisht financohet nga taksat për shfrytëzimin e të mirave detare, të cilat shtrihen në territorin e gjashtë komunave në Mal të Zi. Megjithatë, të ardhurat dhe shpenzimet, respektivisht investimet e kësaj ndërmarrjeje, nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë nëpër komuna. Kështu, të ardhurat nga taksat për shfrytëzimin e të mirave detare në territorin e komunës së Ulqinit janë ndër më të shumtat, ndërkohë që investimet në zonën detare në territorin e kësaj komune janë ndër më të paktat, u tha në konferencë për shtyp e cila u mbajt të ënjtën në Ulqin.

Në këtë konferencë folën nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni, drejtori i OJQ Horizonti i ri Nazif Veliqi dhe kryeredaktori i Portalit Ul-info Mustafa Canka.

Siç konstatohet në Raport monitorimi, në vitin 2017 ashtu edhe në vitin 2018, pas Budvës, NP të Mirat Detare më së shumti ka përfituar nga taksa për shfrytëzimin e të mirave detare në territorin e komunës së Ulqinit, ndërsa investimet në zonën detare të kësaj komune ishin ndër më të paktat. Investimet në zonën detare në territorin e komunës së Ulqinit ishin 11 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat për shfrytëzimin e të mirave detare në këtë territor në vitin 2017 dhe 15 herë më të ulëta në vitin 2018.

Kur bëhet fjalë për prokurimet publike, pothuajse gjysma e prokurimeve të kësaj ndërmarrjeje publike realizohet përmes procedurave të prokurimeve me vlera të vogla, të cilat i karakterizon konkurrenca e kufizuar dhe liria e gjerë e veprimit. Kjo ndërmarrje praktikon në masë të madhe marrëveshjen e drejtpërdrejtë, shumë më të gjerë se sa parashikohet me Rregulloren për Përmbajtjen e Akteve dhe Formularëve për Zbatimin e Prokurimeve me Vlera të Vogla të Ministrisë së Financave. Gjatë përzgjedhjes së ofertuesve të cilëve iu dërgohet kërkesa për dorëzimin e ofertave, NP të Mirat Detare merr parasysh referencat e ofertuesve me të cilët ka bashkëpunuar më herët, gjë që i bën këta ofertues haptazi të favorizuar, ndërsa të tjerët i vë në pozitë të pabarabartë.

Përveç kësaj, me këtë shmanget një analizë e tregut me të cilën do të mund të sigurohej një bazë legjitime për përzgjedhjen e ofertuesve të cilëve do tu dërgohen kërkesat. Një shembull i tillë është edhe përzgjedhja e ofertuesve për fazën e dytë të revitalizimit të Pyllit të Pishave në komunën e Ulqinit, ku sipas procedurës së shkurtuar, kontrata është lidhur me ofertuesin me të cilin NP të Mirat Detare kishte bashkëpunuar më herët, kështu që edhe kërkesat për përgatitjen e tenderit ishin të ngjashme. NP të Mirat Detare në prokurimet me vlera të vogla ka shpenzuar pothuajse 40% të buxhetit për prokurimin publik në gjysmën e dytë të vitit 2017, që është 3 herë më shumë se sa është shpenzuar në të njëjtën periudhë për këto prokurime, përfshirë të gjithë prokuruesit në Mal të Zi.

Gjatë tërë vitit 2018, NP të Mirat Detare ka shpenzuar 36.22% të buxhetit për prokurim publik, në prokurimet me vlera të vogla. Me qëllim që zona e të mirave detare të zhvillohet në mënyrë të barabartë, NP të Mirat Detare duhet të krijojë një ekuilibër midis të ardhurave dhe investimeve në këtë zonë, në territorin e gjashtë komunave. Gjithashtu, për të avancuar menaxhimin e buxhetit për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e zonës së të mirave detare, NP të Mirat Detare duhet të përmirësojë transparencën dhe konkurrencën e procedurave të prokurimit publik, të ndryshojë Rregulloren për Prokurimet me Vlera të Vogla, me qëllim rritjen e nivelit të konkurrencës dhe zvogëlimin e vendimmarrjes së lirë. NP të Mirat Detare gjithashtu ka nevojë të zvogëlojë përdorimin e procedurave për prokurimet me vlera të vogla dhe më shpesh të përcaktohet për procedura të hapura të prokurimeve publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer