Paralajmërim i grevës dhe në “Ujësjellës”: SHTATË MUAJ JEMI PA RROGA

JKPKryetari i Sindikatit të Ndërmarrjes publike “Ujësjellësi” Rasim Osmani ka deklaruar që punëtorët e kësaj firmë së shpejti do të nisin grevën nëse nuk plotësohen kërkesat. “Ditë më parë kemi kërkuar nga udhëheqësit e ndërmarrjes pagesën e rrogave të prapambetura dhe shpenzimeve të udhëtimit, si dhe pagesën e kontributeve. Po ashtu dëshirojmë të njoftohemi me planin e daljes nga kriza financiare në të cilën kjo firmë gjendet”, tha ai për “Dan”.

Sipas fjalëve të tija, 150 punëtorë të “Ujësjellësit” tash shtatë muaj nuk kanë marrë rroga,  më shumë se dy vite nuk janë paguar kontributet, kështu që disa nuk mund të shkojnë në pension, ndërsa dy vite nuk paguhen as shpenzimet e udhëtimit. “Situata është e padurueshme dhe ne nuk kemi zgjedhje tjetër”, shtoi Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi