Paralajmërim komunës së Ulqinit: SHKELNI LIGJIN DUKE MOS PUBLIKUAR FLETË-UDHËTIMET

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNjë pjesë e institucioneve dhe vetëqeverisjeve lokale vazhdojnë të mos publikojnë në afatin e caktuar të dhënat për shpenzimin e mjeteve publike në periudhën parazgjedhore, duke shkelur kështu Ligjin për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore, njoftohet nga Qendra për tranzicion demokratik (CDT).

Duke kontrolluar ueb faqet zyrtare, kjo organizatë ka vërtetuar që flet-udhëtimet, përveç të tjerëve, nuk i ka publikuar as komuna e Ulqinit.

CDT, siç paralajmëruan, edhe këtë javë do të dorëzojë vërejtjet në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit kundër institucioneve që nuk respektojnë afatet dhe detyrimin e publikimit.

“Rikujtojmë që sanksioni kundërvajtës për personin juridik i cili nuk publikon fletë-udhëtimet është prej në 5000 deri në 20000 euro, ndërsa prej 200 deri në 2000 euro për personin përgjegjës në organin shtetëror i cili në afatin e caktuar nuk publikon kartelat analitike”, shtojnë nga CDT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…