Paralajmërim: KRIPORJA PO BËHET DET I VDEKUR

Marko Miranovic, Solana, Kriporja“Zona e Kripores është bombë e vërtet ekologjike, sepse basenet e saja po shndërrohen në det të vdekur. Nëse diçka nuk bëhet, Ulqinit i kanoset katastrofa ekologjike”, tha për “Pobjeda” ish punëtori i kësaj kompani Marko Miranoviq.

Sipas fjalëve të tija, uji nga baseni, i cili është i ëmbël dhe aty qëndron plotë dy vite, nuk nxirret jashtë, ndërsa uji i detit po futet. “Në këtë mënyrë po krijohet deti i vdekur dhe ky ujë nuk i konvenon as shpendëve dhe as biodiversitetit”, tha Miranoviq duke shtuar se nxjerrja e ujit të ëmbël duhet të zgjidhet urgjentisht.

Ai përshëndeti vendimin me të cilin menaxhimi i kësaj hapësirë përkohësisht i jepet NP “Parqet nacionale të Malit të Zi”, derisa të gjendet koncesionari. “Por, më besoni, biodiversiteti i Kripores nuk do të ruhet në këtë formë”, përfundoi Miranoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi