Meteorologët kanë paralajmëruar që deri të mërkurën në Adriatikun jugor do të mbizotërojë mot me diell.
Të enjten pritet mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa të premten ka mundësi për reshje shiu, derisa për fundjavë do të jetë prapë me diell.
Temperatura e ajrit do të sillet rreth 19 gradë Celsius, ndërsa nga e premtja do të jetë më e ultë për dy deri në tre shkallë.