Prej të mërkurës në Adriatikun jugor do të mbizotërojë mot me diell, njoftuan meteorologët.
Temperatura e ajrit do të ketë trend rritës, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht me drejtime jugore.
Vetëm të shtunën priten më shumë vranësira, por theksohet se as atë ditë nuk duhet pritur reshje.