Sasi të mëdha të rërës nga Sahara të bartura nga era mbi Mesdhe në ditët e ardhshme do të mbërrisin në Europë, njoftuan meteorologët.
Siç pritet, rëra e Saharës e bartur nga era jugore dhe ajri i ngrohtë nga Afrika veriore të mërkurën mund të mbërrisë deri në Ulqin.
Përndryshe, rrymat nga Afrika veriore çdo pranverë sjellin rërë nga Sahara në zonëm tonë, vetëm që përqendrimi është ndonjëherë më i madh, e ndonjëherë më vogël.