Ditët e ardhshme në Adriatikun Jugor do të mbizotërojë mot me diell, njoftohet nga Enti Hidrometeorologjik.
Temperatura e ajrit do të ketë rritje të vazhdueshme ndërsa në fund të javës do të jetë rreth 24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht veriore, por me intensitet më të ulët se ditët e kaluara.