Kjo vjeshtë ishte më e ngrohta në 100 vitet e fundit në Ulqin, e të gjitha mundësitë janë që edhe në pjesën kalendarike të dimrit do të hyjmë me diell.
Sipas parashikimit të meteorologëve, edhe java e ardhshme në Adriatikun jugor do të jetë me diell.
Temperatura e ajrit nuk do të ketë ndryshime të mëdha, do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht të drejtimeve perëndimore.