Gjatë javës së ardhshme në Adriatikun jugor do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, njoftuan meteorologët. Temperatura e ajrit do të jetë rreth 30 gradë Celsius. Era do të jetë e dobët deri në mesatare, kryesisht me drejtime perëndimore.
Temperatura e detit në Ulqin tash dy muaj është rreth 25 C, ndërsa kështu do të jetë edhe ditët e ardhshme.