Edhe gjatë tërë javës së ardhshme në Adriatikun jugor do të kemi kushte ideale për pushim dhe plazh.
Meteorologët kanë paralajmëruar se të hënën do të jetë shumë nxehtë, me temperaturë të ajrit rreth 35 gradë Celsius. Ditët e ardhshme temperatura do të jetë për dy deri në tre gradë më e ultë, por për fundjavë priten prapë ditë me zagushi.
Në tërë këtë periudhë do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht me drejtime perëndimore.
Temperatura e ujit do të jetë shumë e lartë dhe e këndshme për larje, gjegjësisht do të sillet rreth 26 gradë.