Parashikimi i motit: PREJ TË MARTËS DERI TË SHTUNËN PRAPË ME DIELL

Rana, Pristan, UlqinDitët e ardhshme temperatura e ajrit në Ulqin do të ketë trend të rënies. Më së ftohti do të jetë në natën e vitit të ri, kur do të jetë rreth një gradë, me erë të fortë veriore.

Për fat, nuk do të ketë nevojë për çadër, sepse prej të martës deri të shtunën në Adriatikun jugor do të mbizotërojë mot me diell.

Prej të enjtes temperatura do të jetë në rritje, ndërsa era do të dobësohet.

Në çdo rast, nëse për diçka, të paktën ne Ulqinakët nuk duhet të ankohemi, atëherë ky është moti. Privilegj është të jetosh në qytet me kësi klime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi