Meteorologët kanë njoftuar se në Adriatikun jugor të shtunën do të mbizotërojë mot me vranësira, me mundësi shiu të dobët. Do të fryjë erë më e forte nga juglindja.
Prej të dielës pritet përmirësimi i motit dhe rritja e temperaturës së ajrit. Temperaturat shumë të larta për këtë periudhë kohore në Ulqin do të jenë deri të martën.
Ngadalë po rritet edhe temperatura e ujit të detit, e cila këto ditë sillet rreth 17 gradë Celsius.