Të nderuar shoferë,
Kontrollorët tanë, bashkë me pjesëtarët e policisë komunale, do të ndajnë fletushka për ju në ditët në vijim për të ju informuar dhe edukuar në lidhje me përdorimin e saktë të hapësirave të parkimit.
Nëse parkoni automjetin tuaj brenda një hapësire parkimi të shënuar, jeni në përputhje me rregullat dhe nuk po e shfrytëzoni hapësirën më tepër se sa është e domosdoshme, kjo ndihmon drejtuesit e tjerë të gjejnë vendin e tyre të parkimit më lehtë.
Është thelbësore të theksojmë se duke parkuar në mënyrë korrekte, do të shmangni gjobat e policisë komunale dhe do të ndihmoni në përmirësimin e aspektit vizual të qytetit tonë për banorët dhe vizitorët.