Nga e marta, me 1 tetor, në territorin e Komunës së Ulqinit do të vlejnë tarifat dimërore të parkingut, njoftohet nga ndërmarrja “Parking Shërbimi”.
Siç theksohet, në zonën e parë çmimi i orës do të kushtojë 35, në vend të 60 centëve sa kushtonte më herët, ndërsa në zonën e dytë parkimi do të kushtojë 25, në vend të 40 centëve të deritashëm. “Ky çmim është me tatim mbi vlerën e shtuar prej 21% të përfshirë, gjersa Agjencisë për Telekomunikacion, gjegjësisht provajderëve të telefonisë celulare i ndahen 15% nga çmimi i përgjithshëm”, thuhet nga kjo ndërmarrje dhe shtohet se është evidente që një pjesë e vogël i mbetet atyre në mënyrë që të shlyejnë shpenzimet e veta.
Theksohet se shërbimet e parkingut nuk do të paguhen në fundjavë dhe gjatë festave shtetërore.