Për mirëmbajtjen e rregullt të parkingjeve publike, por edhe për përgatitjen e sezonit turistik, Parking Servisi Ulqin në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit po realizon aktivitetet që kanë të bëjnë me shënimin e sinjalizimit horizontal në parkingjet publike të qytetit.
Duke pasur parasysh që aktivitetet po realizohen me intensistet të rritur, pritet të përfundojnë në afat shumë të shkurtër.
Nga Parking Servisi ftojnë qytetarët për durim, mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që punimet të përfundojnë në pajtim me planin, pra deri për festat e Një Majit.