Edhe këtë sezon i ashtuquajturi parking në Ranë, tek restoranti “Hollegro”, do të mbes si fortifikim prej betoni.
Sipas asaj çfarë mëson Portali Ul-info, kryesi i punimeve kërkon aneksin e kontratës në mënyrë që të përfundojë punën e cila filloi në fund të dhjetorit të vitit 2013.
“Por, ne nuk mund të pranojmë këtë gjë, sepse është në kundërshtim me ligjet ekzistuese”, na thanë nga administrata lokale.
Poashtu, e sigurt është që ky rast skandaloz do të jetë objekt i hetimeve të organeve kompetente shtetërore.









