Parlamenti Evropian: KONTROLL REGJIMIT PA VIZA PËR MAL TË ZI

Parlamenti Evropian me shumicë votash ka miratuar të enjten propozimin për vendosjen e mekanizmit që në mënyrë të përkohshme ti vendosen viza vendeve prej ku vijnë azilkërkues.

Ndër këto shtete është dhe Mali i Zi. Parlamentari evropian Jelko Kacin për radio “Antena M” tha që bëhet fjalë vetë për masa të kujdesit, për shkak të numrit të madh të azilkërkues të rrejshëm.

–          Ky është mekanizëm i përkohshëm me të cilin zvogëlohet presioni i azilkërkuesve në vendet ku ato hyjnë. Kjo nuk është diçka nga çfarë duhet të keni frik dhe nuk ka nevojë të dramatizohen gjërat. Ky është mekanizëm krejtësisht normal i cili vendoset në mënyrë që rreziku i vendosjes së vizave të zvogëlohet në minimum. Sa i përket Malit të Zi, ky mekanizëm mund të jetë në fuqi deri në dhjetor të vitit 2016 dhe nëse deri atëherë çdo gjë shkon në mënyrë normale atëherë kjo mundësi nuk ekziston më, tha Kacin.

Me masë të re janë përfshirë shtetet e Ballkanit perëndimor, ndërsa më së shumti azilkërkues të rrejshëm .vijnë nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi