Përfaqësuesit e shumicës së klubeve në Kuvendin komunal të Ulqinit kanë thënë që nuk duhet të bëhet asnjë lloj seleksionimi apo diskriminimi me rastin e vendosjes në rend të ditës vendimin për kompletimin e parcelave.
Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka thënë që ka dijeni se për kompletimin e parcelave një kohë të gjatë presin mbi 30 persona.
Është propozuar që në ndonjë mbledhje të ardhshme, e cila duhet të mbahet së shpejti, të miratohen kërkesat e përgatitura, gjë që është propozim i Këshillit kompetent.
Vlerësohet që vetëm mbi këtë bazë komuna mund të përfitojë rreth gjysmë milioni euro.