Për shkak të mungesës së kuorumit, sot nuk është mbajtur seanca e Kuvendit komunal të Ulqinit. Në mbledhje nuk erdhën të gjithë këshilltarët e koalicionit të çakorduar qeveritarë, ndërsa partitë opozitare nuk deshën të bëjnë kuorum.
Në rend të ditës ishte vetëm një pikë: vendimi për financim të përkohshëm të Komunës.
Jozyrtarisht mësohet se mbledhja e Parlamentit lokal mund të mbahet gjatë ditës së nesërme.