Ndërmarrja Publike Parqet Nacionale u përpoq me qëllim të sigurimit të kushteve teknike, gjegjësisht eskavatorëve (bagerëve), të nevojshëm për sanimin e benteve të prishura në Kripore të Ulqinit.
Mbas vlerësimit të punëve të nevojshme me të cilët do të përmirësohet gjendja ekzistuese e benteve të prishura në Kripore, filluan aktivitetet e para për sanimin e tyre me qëllim të sigurimit të kushteve të nevojshme për rregullimin e ujërave të cilët janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e ekosistemit të ndjeshëm në Kripore.
Thuhet se në këtë mënyrë do të përmirësohet gjendja aktuale e benteve të prishura me të cilët, përndryshe, sigurohet rrjedhja e ujit dhe mirëmbajtja e ekosistemit ujor në Kripore të Ulqinit.