Nga NP „Parqet nacionale të Malit të Zi“ kanë njoftuar se rregullimi i pompës në Gjerana kërkon investime më të mëdha dhe se po punohet në këtë drejtim.
„Në periudhën e kaluar kemi sanuar bentet, si dhe digat në basenet e Kripores. Gjithsej janë sanuar 170 metër diga, 85 të reja dhe pesë metër nga dërrasa“, tha për „Pobjeda“ drejtori i këtij institucioni Elvir Klica.
Përndryshe, kjo ndërmarrje prej me 24 gusht do të vazhdojë edhe vitin e tretë me radhë të menaxhojë hapësirën e Kripores me qëllim kryesor mbrojtjen e diversitetit të saj.