Parqet nacionale: KINEZËT DHURUAN DRONE PËR KRIPORE

dron“Me dhurimin e droneve është bërë hap i rëndësishëm në mbrojtjen e parqeve nacionale në mënyrë moderne dhe efikase”, deklaroi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Darko Pajoviq në dorëzimin e donacionit të Ambasadës së RP të Kinës në Mal të Zi.

Ky donacion përbëhet nga dronet dhe pajisjet përcjellëse me vlerë rreth 35 mijë euro, e cila do të përdoret për nevojat e Shërbimit të mbrojtjes së Parqeve nacionale dhe Kripores së Ulqinit.

“Të vetëdijshëm për faktin që në kuadër të Parqeve nacionale zhvillohen aktivitete të shumta ilegale, të cilat rrezikojnë vlerat e zonës, sidomos biodiversitetin dhe ekosistemet, kemi vendosur që të kyçim teknologjitë moderne në mbrojtjen e tyre”, tha drejtoresha e Ndërmarrjes publike Parqet nacionale të Malit të Zi Azra Vukoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…