Është e nevojshme të ndërmerren të gjithë masat dhe aktivitetet e nevojshme që të mbrohet në mënyrën më të mirë biodiversiteti i Kripores në Ulqin, është vlerësuar në mbledhjen e drejtorit të Parqeve nacionale Zoran Mrdak me ambasadorin e Austrisë Johan Froulih, zëvendës ambasadorin e Gjermanisë Uve Merketer, përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Fiona McCluney dhe CIM ekspertin në NP Parqet nacionale të Malit të Zi Thomas Woehrstein.
Mrdak rikujtoi se Parqet nacionale kanë ndërmarr të gjithë masat dhe veprimet e nevojshme me qëllim përmirësimin e mbrojtjes së biodiversitetit siç janë aktivitetet për mbrojtjen e natyrës dhe mbrojtjen fizike.
Në këtë periudhë, Ndërmarrja publike e Parqeve nacionale në pajtim me Ligjin për prokurime publike, ka zgjedhur kryesin e punimeve në mënyrë që të fillohet me aktivitetet e riparimit të stacionit të pompës FI 16 i cili për dhjetë ditë do të nis punën.