Partia demokratike: NA DUHET URGJENTISHT SHËRBIMI PUBLIK TELEVIZIONI ULQINI

 

Partia demokratike, Demokratska partijaDokumenti i publikuar këto ditë i cili konfirmon qëndrimet tona të mëparshme se një televizion lokal është mjet (dez)informimi partiako-propagandistik i një partie imponon nevojën që të realizohet urgjentisht vendimi për vendosjen në funksion të Televizionit Ulqini.

Jemi të bindur se edhe ata që gjatë këtyre viteve kanë bërë obstruksion ndaj zbatimit të këtij vendimi, tani nuk guxojnë më ta bëjnë.

Nëse e dimë se këto ditë TV lokale si shërbim publik po i fitojnë edhe disa komuna në veri të shtetit, atëherë çdo argumetim është i tepërt.

Fillimi i punës së TV Ulqini është obligimi dhe nevoja jonë, prandaj çdo përgjegjësi për këtë bie mbi pushtetin lokal dhe menaxhmentin e RTV Ulqini.

Monopol mbi informacionin në një shoqëri demokratike nuk guxon të ketë askush, përfundon reagimi i Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi