Partia politike “Forca e re e Malit të Zi” (Nova snaga Crne Gore – NSCG) ka mbajtur të dielen Kuvendin themelues në Prishtinë. Në programin e kësaj parti, kryetari i së cilës është Sllobodan Vujiçiq, shkruan që ajo do të grumbulloj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë prejardhje nga Mali i Zi, si dhe që punon për realizimin e interesave të komunitetit malazias në Kosovë.
Partia ka formuar dhe “Këshillin për të drejtat dhe mbrojtjen e studentëve nga Mali i Zi” të cilët studiojnë në universitetet e Kosovës.
Për kryetaren e parë të kësaj organizatë u zgjodh studentja nga Ulqini Eleonora Shata.