Partia Pozitive: ALLMIR KOLLARI KRYETAR I FORUMIT RINOR

allmirNë mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv Ulqin, për kryetar të Forumit rinor në Ulqin një zëri është zgjedhur Allmir Kollari, student i shkencave juridike nga Ulqini.

Këshilli ka konstatuar që Kollari me punën dhe angazhimin e deritashëm ka merituar të udhëheqë të rinjtë e partisë Pozitive dhe i ka uruar shumë sukses në punën e mëtejme.

Kollari pastaj i falënderoj anëtarëve në zgjedhje dhe ka konstatuar që e ardhmja gjithsesi i takon gjeneratave të ardhshme. “Angazhimin në partinë Pozitive e shoh si detyrim moral ti ndihmoj shoqërisë me ndryshime në qytetin tonë të cilat do të çojnë kah progresi i përshpejtuar ekonomik dhe pozita më e mirë e rinisë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi