Partia serbe: MISS SHQIPËRIA NË ULQIN – PROMOVIM I SHQIPËRISË NATYRALE

Jovan VucuroviqKonkursi për Miss Shqipëria 2014 këtë vit do të mbahet në Ulqin nga data 20 deri më 27 qershor. Marrëveshjen që Shqiptarja më e bukur të zgjidhet në Ulqin e ka komentuar Jovan Vuçuroviq, zëdhënësi i Demokracisë së re serbe (NOVA). Ai tha që vetëm Partia demokratike e socialistëve (DPS) mund të përgjigjet se a është mbajtja e këtij manifestim promovim i Shqipërisë natyrale apo është diçka tjetër.

“Kjo nuk është asgjë e re. Ky manifestim simpatik është, në fakt, promovimi i të ashtuquajturës Shqipëria natyrale dhe demonstrimi i politikës së Koço Danajt, nga kush gjoja distancohet Partia demokratike e socialistëve”, tha Vuçuroviq për të përditshmen “Dan”, duke shtuar që mbajtja e zgjedhjeve për Mis Shqipëria në Ulqin është surprizë vetëm për ato që absolutisht nuk i përcjellin ngjarjet në Mal të Zi dhe për ato që bëhen naiv.

“Paramendoni që mis i Republikes Serba të mbahen në Nikshiq, i cili përndryshe ishte qendra e Hercegovinës së vjetër. Kjo do të ishte sigurisht dramë dhe përçatje e paparë e PDS-së dhe i partive të ngjashme”, shtoi Vuçuroviq.

Ai theksoi që pikërisht për këto ngjarje që përgatiten në Ulqin më së miri mund të përgjigjen njerëzit nga PDS-ja të cilët për shkak të qëllimeve të tyre politike, nevojave dhe interesave të kryetarit të tyre shpesh kanë flirtuar dhe bashkëpunuar me lëvizjet më ekstreme të regjionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…