Në këto zgjedhje, PSD-ja po del e pavarur me ofertën e saj të njohur politike, e cila është e njohur për qytetarët e Malit të Zi, sepse përfaqëson vazhdimësinë e veprimtarisë politike tridhjetëvjeçare.
PSD ishte për paqen dhe kundër ndarjes kur të tjerët bënin thirrje për armë dhe nxisnin luftë.
PSD u ngrit për vlerat evropiane edhe kur për të tjerët kjo vler ishte e barabartë me tradhti.
Jemi të lumtur dhe të kënaqur që këto vlera tashmë janë bërë dominuese në numrin më të madh të subjekteve aktuale politike në Mal të Zi, megjithatë, pavarësisht kësaj, është e qartë se pas kaq shumë vitesh nga shpallja e pavarësisë, ne nuk kemi arritur të ndërtojmë Mali i Zi si një vend që të gjithë qytetarët e tij do ta ndjenin si shtëpin e tyre.
Dhe për këtë ne po shkojmë në këto zgjedhje me një slogan për shtëpinë tonë dhe jemi të sigurt se ashtu siç i kemi arritur të gjitha synimet strategjike politike deri më tani, do t’ia dalim edhe këtij.
Garancia për këtë është ekipi i njerëzve të ofruar nga lista jonë. Edhe pse ky ekip përbëhet nga fytyra të reja, bëhet fjalë për njerëz që kanë njohuri dhe përvojë të madhe politike, gjë që tregon vitalitetin dhe cilësinë e madhe të PSD-së si parti.
Meqenëse çdo shtëpi nënkupton menaxhimin e saj familjar, është e qartë se Ulqini, si qyteti me potencialin më të madh për zhvillim në Mal të Zi, do të jetë në qendër të vëmendjes së çdo qeverie të ardhshme në të cilën do të marrë pjesë Partia socialdemokrate.
PËR SHTËPINË TONË – RRETHO LISTËN NR.12