
Ditet e fundit, numri i shujtave te nxehta ka arritur ne 250, gje qe tregon madheshtine dhe rendesine e misionit te kesaj organizate dhe njekohesisht tregon nevojen e qytetit per nje ndihme te tille.
Per kete arsye duam te shprehim kenaqesine tone qe Kuvendi i ulqinit e ka aprovuar Amandamentin te cilin e ka propozuar keshilletari i Partise Socialdemokrate,Naser Resulbegoviq, me te cilin parashikohet qe buxheti i komunes per vitin 2020 te perfshije edhe finansimi i ketij aksion humanitare te OJQ Amanetit me nje shume prej 13.500 euro.
Me kete rast, falenderojme anetaret e Komisionit te ekonomise, finansave dhe buxhetit, si edhe propozuesin e buxhetit te cilet e kane aprovuar kete, por edhe amandamentin e dyt te keshilltarit tone, me te cilin eshte planifiku qe ne pjesen kapitale te buxhetit te perfshihet shuma prej 30.000 euro, per ndertimin dhe rregullimin e parqeve per femije.
Shpresojme qe keto shembuj pozitiv te behen prakse ne punen e Kuvendit komunal pa marre parasyshe qe ato propozohen nga keshilletaret e rradhes se opozites.