Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu ka deklaruar që Shqiptarët në Mal të Zi disa herë janë shprehur sa i përket projektit të Shqipërisë së madhe. “Qëndrimi jonë është i njohur dhe nuk do ta deklarojmë çdo gjashtë muaj e as nuk do të arsyetohemi. Medojeviqi nuk është referent në mënyrë që ne ti arsyetohemi. Kush është ai që ne ti arsyetohemi atij”, tha Nimanbegu për “Dnevne novine”.
Kryetari i Lëvizjes për ndryshime Nebojsha Medojeviq ka thënë më herët që asnjë politikan shqiptar në Mal të Zi nuk është publikisht kundër projektit të Shqipërisë së madhe.
Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka ftuar Medojeviqin që fillimisht të shqyrtojë veten dhe thëniet e veta. “Derisa isha deputet Medojevi në Kuvend është ngritur dhe ka thënë që kërkesa për bashkimin e Shqiptarëve është akt legjitim. Për këtë arsye nuk di kur flet ai, atëherë apo tani kur kërkon që të reagojmë në deklaratat e tija”, tha Zenka duke përsëritur që përfaqësuesit e këtij populli qartë kanë thënë që janë kundër këtyre ideve.
“Ne ndër të parët kemi pranuar shtetin e Malit të Zi dhe nuk na vjen ndër mend që ti arsyetohemi Medojeviqit ose kujt do tjetër”, shtoi ai.








