Liderët e partive nacionale shqiptare, Forces së re demokratike, koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, kanë deklaruar që sonte do të mbajnë raundin e dytë të negociatave në tentimin e formimit të pushtetit lokal në Ulqin.
Kryetari i Forces Nazif Cungu ka thënë për “Pobjeda” që mbrëmë është shprehur vullneti që të arrihet marrëveshja për koalicion. Sipas fjalëve të Fatmir Gjekes, mbrëmë asnjë marrëveshje nuk është arritur. “Kemi rënë dakord që ekziston vullneti që të arrihet marrëveshja për koalicionin dhe që do të vazhdojmë bisedimet”, tha ai.
Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka tha që “mirë që është takuar dhe njoftuar këshilli i krerëve sikur nuk është njohur më herët” duke shtuar që drejtuesit e këtyre subjekteve do të takohen dhe të enjten në mbrëmje.