Partneritet: PËRGJIGJE NDAJ PËRDORIMIT TË DROGAVE TEK TË RINJTË

Horizonti i riNë Bibliotekën e qytetit në Ulqin sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së diplomave edukatorëve bashkëmoshatar të cilët kanë ndjekur programin e trajnimit në fushën e parandalimit të keqpërdorimit të drogave, si dhe promovimi i udhëzuesit “Fëmijët në konflikt me ligjin”.

Projekti “Partneriteti lokal në luftën kundër keqpërdorimit të drogave dhe delikuencës së të miturve” u realizua nga OJQ “Horizonti i ri”, me përkrahjen e Ambasadës së SHBA në Podgoricë dhe pjesëmarrje të institucioneve lokale: Komunës së Ulqinit, Gjykatës themelore, Prokurorisë themelore shtetërore, Qendrës për punë sociale, Departamentit të sigurisë, Shtëpisë së shëndetit dhe dy shkollave të mesme.

Prandaj me fjalim të rastit pjesëmarrësve të kësaj ceremonie i janë drejtuar kryekomunari Nazif Cungu, drejtori i Qendrës për punë sociale Mehmet Duraku, kryetari i Gjyqit Amir Gjokaj, komandanti i policisë Sead Gjozoviq, si dhe psikologja Ardita Kovaçeviq.

Horizonti NGOAmbasadorja amerikane Margaret Ujehara ka shprehur kënaqësinë që ky projekt është realizuar në mënyrë të suksesshme duke vlerësuar që ai është “përgjigje afatgjate ndaj problemit të konsumit të drogave”.

Projekti finalizohet me përpilimin e Planit lokal të aksionit për parandalimin e keqpërdorimit të drogave tek fëmijët dhe të rinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi