Pas 22 vjetesh: ARTISTI A. GASHI NË SHKODËR

aleksander gashi-Artistët bëjnë epokë – me këtë shprehje mund të përmbledh atë që u prezantua në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës me koncertin vokal-instrumental, me protagonist pianistin dhe kompozitorin e mirënjohur Aleksandër Gashi. Koncerti i pianistit dhe kompozitorit Aleksandër Gashi në vendlindjen e tij, u përjetua nga qyteti dhe ambienti artistik si një ndër aktivitetet më të rëndësishëm kulturor të këtij viti. Pritshmëria kishte justifikimet e saj, por esenciale ishte rikthimi në skenë i artistit pas njëzet e dy vitesh, interesi i madh për këtë personalitet të kulturës e artit shqiptar jashtë kufijve. Duke iu referuar gjithmonë biografisë artistike, vlerësimeve në vite, sintezë bëhet fakti që Aleksandër Gashi është i pari shqiptar, të cilit në vitin 2001, me dekret të posaçëm të firmosur atëherë nga Presidenti i Republikës Italiane, Ciampi dhe Kryeministri, Berluskoni i dhanë shtetësinë italiane, për merita artistike me motivimin: “Mjeshtri Aleksandër Gashi përfaqëson një pasuri të lartë njerëzore dhe artistike për vendin tonë”.

Këtu, te këto rreshta, askush më shumë se Shkodra, vendlindja që është edhe vendarritja e talentit gjen referimin dhe motivin e krenarisë së justifikueshme. Pikërisht, në Shkodër, Aleksandër Gashi u zbulua si talent e po në këtë qytet nisi rrugën e tij të formimit artistik. Udhëtimi i tij mori rrugëtime të reja, në fillim duke kaluar kufijtë e lokales me destinacion kryeqytetin shqiptar, Tiranën, ku pas diplomimit shkëlqyeshëm për pianoforte dhe kompozicion, punoi si pedagog i pianofortes për dhjetë vjet, për të kaluar kufijtë kombëtarë, me destinacion një tjetër kryeqytet, Romën. Aty ku nisi edhe një tjetër etapë e karrierës artistike, po e shkëlqyer si e para e për të cilën mediat italiane nuk i kanë kursyer, në vite, komentet, duke e përkufizuar si “interpretues virtuoz”, përfaqësues të “fytyrës tjetër të Shqipërisë” etj. Për të gjitha motivet e mësipërme, që nuk janë të vetmet, koncerti i Mjeshtrit Aleksandër Gashi në Teatrin ” Migjeni”, përbënte një interes të veçantë për qytetin. Një rikthim në skenë është gjithmonë i shumëpritur e të përfshirë në këtë rast janë të dy anët publik dhe artist. Në këtë rikthim, pas njëzet e dy vitesh Gashi preferoi të rikthehej i shoqëruar nga kolegë italianë e shqiptarë: nga klarinetisti Lorenc Stajka, sopranoja italiane Marta Vulpi e Akademisë Santa Cecilia (Romë), violinisti Çesk Marashi dhe Orkestra e Harqeve të Shkodrës drejtuar nga Viola Bajraktari, ndërsa prezantimi i koncertit nga të mirënjohurit e teatrit “Migjeni” aktori e regjisori Fatbardh Smaja dhe aktorja Rita Gjeka.

Vetë programi, i ndërtuar me një repertor të zgjedhur ishte pasqyrë e kujdesit për të sjellë në skenë një sintezë të nivelit profesional të arritur në vite. Një publik i tërë në këmbë shoqëroi daljen në skenë të Aleksandër Gashit. Mjeshtri nisi programin me “Ëndrrën” e Schumman. Interpretimi i kësaj vepre shënoi një pikëtakimi me publikun, që kuptoi në mënyrë perfekte thelbin e këtij koncerti: dashurinë e artistëve për Shkodrën. Ëndrra doli nga gishtat e pianistit në hapësirat e qytetit dhe u bë realitet. Ovacionet e publikut ishin përgjigjja më e mirë. Një ëndërr-realitet nga e cila mbetën lidhur artistët e publiku, për rreth dy orë. Teatri “Migjeni” i mbushur si asnjëherë tjetër, u bë dëshmia e një interesi të ruajtur të publikut shkodran për muzikën klasike, që në këtë rast gjeti forca të shprehej bujshëm. Meritë e Aleksander Gashit e “virtuozitetit të dy duarve dhe dhjetë gishtave”, e kompozitorit gjenial, e shoqëruesit të shkëlqyer, e rikthimit të tij në vendlindje. Interpretimi mbresëlënës i pianistit u bë shkollë: stili, eleganca, serioziteti e profesionaliteti bënë të entuziazmohej Shkodra, “djepi i kulturës”, të cilën edhe vetë ai në një intervistë e përcakton si: “kryeqyteti i muzikës shqiptare”. (Shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës Osmani Sadriu: NË ULQIN NDIHEMI SI NË SHTËPINË TONË
Presidentja e Kosovës Osmani Sadriu: NË ULQIN NDIHEMI SI NË SHTËPINË TONË

“Në Ulqin ndihemi si në shtëpinë tonë. Falënderoj të gjithë ata që hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre për mërgimtarët nga Kosova në vitin 1999”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Ulqin: PARALAJMËRIM I ARDHJES TË ZINXHIRIT GJERMAN TË SUPERMARKETËVE
Ulqin: PARALAJMËRIM I ARDHJES TË ZINXHIRIT GJERMAN TË SUPERMARKETËVE

Zinxhir i njohur i dyqaneve ushqimore “Lidl” është i interesuar për hapjen e një objekti në Ulqin, mëson Portali Ul-info. Me këtë rast, drejtuesit e asaj kompanie kanë biseduar me kryetarin e Komunës së

Ana e Malit: Filloi ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në Krythë
Ana e Malit: Filloi ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në Krythë

Me date 2 shkurt 2023 është bërë betonimi i pllakës së Qendrës së Komunitetit Krythë. Ky projekt është një investim që po mbulohet në tërësi nga diaspora e ketijë komuniteti. Objekti ka një sipërfaqe mbi

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën, më 8 shkurt, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: në periudhën prej ores 8 deri në 14,00 – një pjesë

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu