Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizimi” ka organizuar hapjen e rrugës me gjatësi gati 300 metër, deri tek baseni i ujit në fshatin Brajshë, në zonën e Anës së Malit.
Deri tek ky objekt, i cili fillimisht është ndërtuar në vitin 1936, tani mund të shkohet me makinë.
“Kjo do të lehtësojë jetën e banorëve të kësaj zone, si dhe do të jetë shumë më lehtë edhe punëtorët tanë për klorinimin e ujit në basenin e Brajshës”, njoftohet nga kjo ndërmarrje.