Në pjesën e deritashme të sezonit, por edhe duke u bazuar në paralajmërimet nga Bookingu, gati tre të katërtat e mysafirëve në objektin tim janë nga zonat gjermanishtfolëse, deklaroi pronari i një vendbanimi eko-turistik në Ulqin.
Siç tha ai, numri më i madh i mysafirëve janë nga Gjermania, por ka edhe austriak dhe zviceran.
Edhe në shumë objekte të tjera në rivierën e Ulqinit ka mjaft turistë nga Gjermania, kështu që ky vit mund të jetë viti i kthimit të mysafirëve gjerman në Ulqin, pas më shumë se tre dekadash.