Për shkak të pasojave të motit të keq në zonën e komunë së Ulqinit mund të vijë deri tek rritja e çmimit të prodhimeve bujqësore.
Referenti për bujqësi në administratën lokale Gani Rexha ka thënë që është shkatërruar së paku gjysma e prodhimit të planifikuar. “Është e sigurt që oferta e perimeve do të jetë shumë më e dobët. Më së shumti do të ndjehet mangësia e bostanit, domates dhe specit, kështu që është reale të pritet rritja e konsiderueshme e çmimeve të këtyre prodhimeve”, vlerësoi ai në deklaratën për “Dan”.
Deri tani mbi 50 qytetarë të Ulqinit kanë lajmëruar dëmin administratës komunale për shkak të pasojave nga moti i keq.