Pasi kësaj javë Portali ynë shkroi për deponinë e egër në Mavrian, në një vend nga ku ka një pamje të mrekullueshme drejt Plazhit të Madhë, Kripores dhe maleve të Shqipërisë, kompania “Veprimtaritë Komunale” ka reaguar me shpejtësi.
Siç mund ta shihni në këto foto, ata kanë hequr pjesën më të madhe të mbeturinave, gjegjësisht disa qindra kilogramë të të gjitha llojeve që janë hedhur pa kujdes atje.
E vetmja mundësi për të parandaluar mundësinë e hedhjes së mbeturinave këtu është të vendosen kamerat dhe të ndëshkohen ashpër të gjithë ata që e bëjnë këtë.