Të mërkurën e ardhshme do të nënshkruhet kontrata për rindërtimin e infrastruktures së ujësjellësit dhe kanalizimit në Ulqin me kompaninë “Jedinstvo” nga Serbia, mëson Portali Ul-info.
Për realizimin e këtij projekti, që përfshin rehabilitimin dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit prej 65.3 km, Komuna e Ulqinit ka marrë 20 milionë euro hua para shtatë vitesh nga Banka gjermane KfW.
“Në fazën e parë, ndër të tjera, rehabilitimi i burimeve dhe stacioneve të pompimit, rikonstruksioni i rezervuarit ekzistues me kapacitet 1600 m3 në Malin e Bardhë dhe ndërtimi i dy rezervuarëve të rinj me kapacitet 6000 m3 dhe 300 m3. janë planifikuar në Brajshe dhe Gjerana. Në masat e planifikuara përfshihet edhe rindërtimi i rrjetit të ujërave të zeza në bërthamën më të ngushtë të qytetit në gjatësi prej 1.6 km dhe rehabilitimi i daljes nënujore Gjeranat në gjatësi prej 1.1 km.Faza e dytë e projektit përfshin ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Zogaj”, kumtuan nga Komuna.