Pasojat e koronavirusit: SHTYHET KONFERENCA E GJASHTË NDËRKOMBËTARE PËR KRIPOREN

Solana, Konferenca, KriporjaPër shkak të pandemisë Covid-19, ndalimeve të udhëtimit nëpër Evropë dhe rekomandimeve për mos mbajtjen e takimeve në grup, organizatorët e Konferencës së 6-të Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kripores së Ulqinit kanë vendosur të shtyjnë konferencën.
Situata aktualisht nuk lejon një përcaktim të një date të re për konferencën, por ne do t’ju mbajmë të informuar dhe shpresojmë do të mbeteni të interesuar dhe të disponueshëm për të marrë pjesë në konferencë të cilën do ta organizojmë në kohë kur do të jenë kushtet më të sigurta.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj. Deri atëherë, qëndroni të shëndetshëm dhe #qendroninështëpi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi