Shiu që ka rënë pa kursim ditët e fundit ka bërë që një pjesë e Ulqinit të jetë nën ujë.
Kjo vlen veçanërisht për Adën dhe një pjesë të Shtojit, ku uji ka hyrë në disa objekte banimi.
Niveli i ujit në Bunë dhe Port Milenë është rritur ndjeshëm, por për shkak të qetësimit të dallgëve në det, gjendja sot është më e mirë.