PD: DO TË KËRKOJMË INFORMATËN KUSH FSHIHET PAS PORTALIT „LAJM. ME”

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaPartia demokratike (PD) e Fatmir Gjekës ka deklaruar se nga Agjencia për media elektronike dhe nga institucionet tjera në Mal të Zi do të kërkojë informatën se kush fshihet pas portalit “Lajm. me”, në gjuhën shqipe.

“Dëshirojmë të dimë se kush ka të drejtë të shkruajë çfarë i bie ndër mend pa asnjë lloj kriteri. Ky është detyrimi ynë ndaj opinionit të gjerë”, thonë nga PD-ja.

Ky portal rreth mesnatës ka publikuar informatën se ka dështuar takimi i drejtuesve të partive shqiptare, i cili me iniciativë të PD-së u mbajt mbrëmë në Ulqin rreth përpilimit të platformës së përbashkët politike, ndërsa në mëngjes ky “lajm” thjesht është fshirë.

“Çfarë profesionalizmi!? Qesharake dhe trishtuese”, shtohet në kumtesën e PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë