Me koktejin solemn në hotelin “Mediteran” Partia Demokratike festoi të shtunën tetë vjetorin nga formimi i kësaj partie nacionale shqiptare.
Duke i uruar të gjithë anëtarët dhe simpatizuesit për këtë jubile, lideri i PD-së Fatmir Gjeka tha se “sot kjo parti është stabile dhe e respektuar”.
“Rruga deri këtu nuk ishte as e lehtë dhe as e thjeshtë. Pas fazës së stabilizimit, hyjmë në periudhën e zhvillimit. Për këtë dëshmojnë anëtarët e rinj, politika jonë e fortë, partnerët e besueshëm nga niveli lokal dhe ai shtetëror”, tha ai duke shtuar se në zgjedhjet e ardhshme “për dallim nga disa të tjerë, ne nuk do të bëjmë fushatë negative”.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, drejtuesit e partive nacionale shqiptare, PDS, SD dhe PSD.