PD: GJEKA DHE HAJDINAGA BISEDUAN ME AMBASADORËT E SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

Gjeka, HajdinagaLideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka dhe bartësi i listës së koalicionit “Me një qëllim” Gëzim Hajdinaga kanë biseduar këto ditë me ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Podgoricë, njoftohet nga kjo parti.

Siç thuhet, Gjeka dhe Hajdinaga me ambasadorët Ermal Filo dhe Skender Durmishin kanë shkëmbyer mendimet rreth situatës politike në vend mbas zgjedhjeve parlamentare, si dhe për sfidat të cilat janë para Shqiptarëve në periudhën e ardhshme.

Ato veçanërisht theksuan kontributin të cilët partitë shqiptare e japin në procesin e integrimeve euroatlantike të Malit të Zi.

“Gjeka dhe Hajdinaga kanë informuar gazetarët për obstruksionin e pakuptueshëm të koalicionit”Shqiptarët të vendosur” në vendosjen për kërkesat e koalicionit tonë “Me një qëllim” në Komisionin komunal zgjedhor në Ulqin dhe në Komisionin shtetëror zgjedhor që të përsëritën zgjedhjet në disa vendvotime”, shtohet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…