Partia demokratike ka njoftuar se lideri i saj Fatmir Gjeka do të jetë i pranishëm në inaugurimin e kryetarit të ri të Republikës së Kosovës Hashim Thaçit.
Ky solemnitet do të mbahet të premten, më 8 prill, në sheshin qendror “Skenderbeu” në Prishtinë.
Një ditë më herët Thaçi në Parlamentin e Kosovës do të bëjë betimin në funksionin e shefit të shtetit.
Thaçi para një viti, kur Gjeka ishte kryetar i Komunës, u shpall qytetar nderi i Ulqinit.